Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Keshi u konfirmua në detyrë nga KPK, e cila vendosi edhe dërgimin e një çështje ndaj saj për procedim etik e disiplinor.
Lajme
KPK konfirmoi prokuroren Manjola Kajana
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të prokurores kandidate për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion Manjola Kajana.
Gjyqtari Gurali Brahimllari në pikëpyetje për pasurinë
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i cili evidentoi mungesë të burimeve të ligjshme të huadhënësve për pagesën e disa kësteve të një apartamenti. Brahimllari kaloi me sukses në kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
Prokurorja Manjola Kajana, kandidate për SPAK, përballet me vetingun
Prokurorja e Krimeve të Rënda, Manjola Kajana, pati një seancë të lehtë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kajanës nuk iu vunë në dukje probleme të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit, por iu kërkuan shpjegime për pushimin e hetimeve rreth një çështje për akuza të korrupsionit.
Aftësi profesionale, a mundet KPA të ndërtojë “metodologji” të re vlerësimi?
Gjyqtari Gentjan Medja i Gjykatës Administrative Tiranë u përball në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesën e Komisionerit Publik për “rivlerësim” të kriterit profesional sipas një metodologjie të re të propozuar nga Komisioneri, ndërsa Medja e konsideroi propozimin antikushtetues.
Gjyqtares Brati i rrëzohen katër kërkesa nga KPA
Në përpjekje për të marrë “garanci procedurale”, gjyqtarja Alma Brati dhe avokati i saj bënë kërkesa të njëpasnjëshme para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance maratonë të hënën pasdite ndërsa Kolegji vijoi procesin dhe përcaktoi datën për pretendimet përfundimtare më 2 korrik.