Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 28 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi. Prokurori Klodian Braho i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, parashtroi shkaqet e ankimit që lidhen me kriterin e profesionalizmit. Sipas Brahos, nga verifikimi i çështjeve profesionale, konstatohet […]
Veting
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, kërkoi të enjten më 16 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cënim të besimit të publikut. Subjekti i kundërshtoi konkluzionet e drejtuesit të SPAK për deklarime kontradiktore, ndërkohë që përfaqësuesja e saj […]
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Blerina Muço
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 13 tetor vendimin për rikthimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Blerina Muço, e cila u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 1 nëntor të vitit 2023 për probleme në kriterin e pasurisë dhe në vlerësimin tërësor. Subjekti paraqiti ankim në Kolegj, ku […]
KPA nis shqyrtimin e vetingut të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të hënën më 6 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”, vepra penale për të cilat u dënua në muajin maj […]
KPA rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj
Vendimi, i cili ka efekt të menjëhershëm dhe është përfundimtar, u mor nga trupi gjykues i KPA-së i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Laskajt. Prokurori Milan Laskaj ishte shkarkuar më 27 mars të vitit […]
KPA njihet me parashtrimet e vetingut të prokurorit Ylli Pjetërnika
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 29 shtator me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnika, kur gjatë seancës gjyqësore publike prokurori Klodian Braho i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit për probleme që lidhen me pasurinë dhe profesionalizmin. […]






