Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA
Analiza KPA Vendi

Kolegji rrëzoi “gjysmën” e vendimit të KPK, por la në fuqi shkarkimin për Adriatik Camën

KPA vulosi shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama për pasurinë edhe pse rrëzoi KPK-në në kriterin e vlerësimit të figurës duke konstatuar se ish-prokurori nuk mund të penalizohej për deklarim të pamjaftueshëm në këtë kriter, pasi personi me të cilin kishte pasur kontakt ishte proceduar penalisht për kontrabandë dhe jo  krim të organizuar.