Foto nga : EPA/SEBASTIAN KAHNERT
Lajme

Ndani eksperiencën tuaj: Korrupsioni në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës zbuloi së fundmi një skemë të dyshuar korrupsioni në të cilën mjekët në spitalin publik të Tiranës, përfshirë personelin e lartë mjekësor, i transferonin pacientët me kancer në klinika private, ku ata do të trajtoheshin me një tarifë, me mjekët e spitalit publik që i referonin, duke marrë një […]

Aurel Zarka, prokuror | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Aurel Zarka

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë të premten më 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët,  gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka […]

Aurel Zarka, prokuror | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

Prokurori Aurel Zarka përballet me vetingun

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u përball të enjten më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër […]

Deputeti Gazment Bardhi duke folur për gazetarët | Foto: LSA
Artikull kryesor ! Lajme

Dosja Xibraka, sipas SPAK Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë vendim për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin e bërë nga vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ndaj deputetit Gazment Bardhi për “kallëzim të rremë” me arsyetimin se nuk provohet që Bardhi të ketë kryer një kallëzim ndaj tij. “Nuk rezulton që nga […]

Prokurori Julian Zonja pas seancës dëgjimore me KPK.
Artikull kryesor ! KPK Lajme Veting

Hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt rihapin vetingun e prokurorit Julian Zonja

Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë dëgjimore publike ndaj prokurorit të Tiranës, Julian Zonja. KPK duket se kishte “harruar” të përfshinte në hetimin administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit, çështjen e hetuar prej tij të vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016 në landfillin e Sharrës. Në seancën […]