Kledian Llaho në KPK pas konfirmimit në detyrë.
Lajme

KLP cakton masën e dytë disiplinore ndaj prokurorit Kledian Llaho

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të enjten më 10 prill një masë të dytë disiplinore ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho. Më 31 janar, Llahos iu dha masa disiplinore “vërejtje publike”, megjithëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD kërkoi ulje page, lidhur me konstatimet për zvarritje të hetimit të një çështjeje […]

Ish-prokurori Sali Hasa pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA tërhiqet për vendim për ish-prokurorin Sali Hasa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA administroi të hënën katër prova të reja të depozituara nga ish-prokurori i Sarandës, Sali Hasa. Në seancën parardhëse më 24 qershor, Kolegji çeli hetimin administrativ në çështjen e rivlerësimit ndaj ish-prokurorit Sali Hasa, pasi gjeti shkelje proceduriale në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi […]

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duke folur gjatë një seance të komisionit parlamentar per Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut | Foto: LSA
Artikull kryesor ! Lajme

Alfred Balla sfidon vendimin e Kolegjit për përfundimin e mandatit të tij

Me dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë janë larguar ndër vite nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, por kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duket se ka vendosur në mënyrë të paprecedentë që ta sfidojë vendimarrjen e shkallës së dytë të vetingut. Pasi nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj thirri një […]

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. Foto: LSA
Lajme

KLP thirret të votojë përfundimin e mandatit të Alfred Ballës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet të hënën më 27 maj për të vendosur mbi fatin e mandatit të kryetarit të këtij institucioni, Alfred Balla, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta largojë atë nga sistemi i drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Mbledhja është thirrur nga zv.kryetari i KLP-së, Tartar Bazaj. Qëndrimi […]

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duke folur gjatë një seance të komisionit parlamentar per Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut | Foto: LSA
Artikull kryesor ! Lajme

Kolegji vendos largimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vlerësoi ta përfundojë procesin ndaj Ballës pa një vendim përfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshojë atë dhe vendosi sanksionin […]

Kreu i KLP, Alfred Balla pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

“Më pa Zoti dhe Kuvendi”: Kreu i KLP bën ironi dhe aludime gjatë përballjes në Kolegj

Përballja e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla me Komisionerin Publik, Florian Ballhysa u shoqërua të hënën me ironi, aludime dhe episode në adresë të Ballhysës dhe vëzhguesit ndërkombëtar. Ballhysa kërkon në Kolegj ndryshimin e vendimit për Ballën dhe vendosjen e sanksionit që i ndalon kreut aktual të KLP-së që të mbajë […]