Gjyqtari Laurent Fuçia në KPA
KPA Lajme Veting

KPA njihet me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Laurent Fuçia

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 9 korrik me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e Fuçisë për probleme në kriterin profesional, ndërsa subjekti i kundërshtoi duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të tij. Laurent Fuçia u […]

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

ONM rekomandon ankimin e gjyqtares Mirela Mishgjoni

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i përcolli të hënën më 1 korrik institucionit të Komisionerëve Publikë, rekomandim lidhur me vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni, e cila u konfirmua me shumicë votash më 5 prill. Mirela Mishgjoni ka punuar si gjyqtare në vitet 1995-2002, kur ajo u […]

Gjyqtarja Iliba Bezati pas seancës në KPA. Foto| BIRN
KPA Lajme Veting

KPA çel hetimin administrativ për gjyqtaren Iliba Bezati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit Iliba Bezati. Bezati që është konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ankimua në Kolegj në vitin 2021 nga Komisioneri Publik. Gjatë seancës në fjalën e tij Komisioneri Florian Ballhysa u qëndroi parashtrimeve të bëra në ankim, […]

Gjyqtarja Ardiana Bera | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e gjyqtares Ardiana Bera

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 18 qershor vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera. Megjithëse Komisioni i kaloi gjyqtares Bera, barra prove për disa bilance negative në disa vite dhe i kërkoi shpjegime për vendimin si pjesë e trupës që shpalli […]

Gjyqtari Pëllumb Zaimi (djathtas)pas seancës dëgjimore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA Veting

KPA e shkarkoi gjyqtarin Pëllumb Zaimi për cenim të besimit të publikut tek drejtësia

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi 15 dhjetor 2023 të largojë nga sistemi drejtësië gjyqtarin e Beratit, Pëllumb Zaimi, duke e përmbysur vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij në detyrë. Zaimi u konfirmua më 18 tetor 2022, pasi KPK nuk i gjeti penalizuese balancat negative për dy vite, […]

Gjyqtari Artan Hajredinaj. Foto:BIRN.
KP Lajme

Konfirmimi i gjyqtarit Artan Hajredinaj ankimohet në Kolegj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 18 qershor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Lezhës, Artan Hajredinaj, duke vlerësuar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm. Trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktarin, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin […]