Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë një seance dëgjimore.
KP Lajme Veting

Vendimi KPK për ish-inspektoren e ish-KLD-së Sofia Zhilla ankimohet në Kolegj

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 14 qershor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndërprerjen e vetingut pa vendim përfundimtar të ish-inspektores pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sofia Zhilla. Vendimi i KPK për Zhillën u mor me shumicë votash nga relatori Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Firdes Shuli, që konkluduan […]

Gjyqtari Gentian Hamiti pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Konfirmimi i gjyqtarit Gentian Hamiti ankimohet në Kolegj

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të premten më 24 maj vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Gentian Hamiti. Megjithëse Komisioni ngriti dyshime për një investim të kryer mbi truallin e zotëruar dikur prej subjektit në Delvinë, u bind nga shpjegimet e tij […]

Prokurori Erjon Shqarri pas shpalljes së vendimit. Foto: Vladimir Karaj.
KP Lajme

Vendimi i KPK për prokurorin Erjon Shqarri ankimohet në Kolegj

Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të enjten më 23 maj ushtrimin e ankimit ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Duke u bazuar në rekomandimin e vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që arsyetuan se Shqari nuk arrinte të kuptonte veçoritë e […]

Prokurori Gëzim Copa pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Konfirmimi i prokurorit Gëzim Çopa ankimohet në Kolegj

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 14 maj vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa. Nino ndan qëndrim të ndryshëm nga shumica e trupës së KPK që konfirmoi në detyrë Çopën dhe i kërkon Kolegjit shkarkimin e tij nga detyra për mungesë […]

Prokurori Erjon Shqarri pas shpalljes së vendimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Diskriminimi gjinor, ONM rekomandon pezullimin dhe riedukimin e prokurorit Erjon Shqarri

Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkuan Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erjon Shqarri. Rekomandimi që u publikua të mërkurën nga Komisioneri Publik, është fokusuar te problemet e gjetura në hetimin e një rasti përndjekjeje në vitin 2016. Rasti kishte të bënte […]

Prokurori Valentin Preçi pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi

Komisioneri Publik Florian Ballhysa ankimoi të premten vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit, për të konfirmuar në detyrë prokurorin Valentin Preçi. Komisioneri i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të ndryshojë vendimin e KPK-së dhe të vendosë për shkarkimin e Preçit, që sipas ankimit është gjetur me probleme në të tre kriteret e […]