Prokurorja e Tiranës, Elsa Kareçi u konfirmua në detyrë më 18 korrik 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK u bind prej shpjegimeve të saj se bashkëjetesa me ish-bashkëshortin kishte filluar dy vjet më vonë nga vlerësimi i trupës gjykuese, që solli për rrjedhojë përmbysjen e analizës financiare dhe konfirmimin e saj në detyrë. […]
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
KPK: Alfred Sali cënoi besimin e publikut me pjesëmarrjen në lojërat e fatit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 22 korik 2022 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Vlorës, Alfred Sali, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, duke rezultuar me balancë negative në vlerën 8.7 milionë lekë. Balanca negative ka ardhur për shkak të moskonsiderimit të shumave të përfituara […]
Albert Meça e bindi KPK-në për një hua të deklaruar gjatë hetimit administrativ
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 18 korrik 2022 të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Albert Meça, pasi u bind për ekzistencën e një huaje afatshkurtër të marrë nga daja e tij, ndërsa një balancë negative në të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga honoraret dhe dietat nuk u konsiderua penalizuese. Meça […]
KPK ndërpret vetingun për këshilltaren ligjore, Olta Aliaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 29 shtator të ndërpresë procesin e vetingut për këshilltaren ligjore të Gjykatës Kushtetuese, Olta Aliaj, për shkak të dorëheqjes së saj. Gjithashtu, Komisioni i ka ndaluar Aliajt riemërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohet se procesi i […]
Ariana Caco jep shpjegime për balancat negative në vlera të mëdha
Gjyqtarja e Tiranës, Ariana Gumbardhi Caco dhe bashkëshorti i saj në cilësinë e përfaqësuesit ligjor, avokati Artur Gumbardhi, dhanë përgjigje për barrat e provës të kaluara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit gjatë seancës dëgjimore të dytë të zhvilluar të premten më 30 shtator 2022, që së bashku […]
Gjykata i del në krah KPK: Mbajtja sekret e sponsorit privat është ‘interes publik’
Gjykata Administrative e Tiranës i ka dhënë të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat që pagoi shpenzimet e akomodimit të komisionerëve dhe një pjese të stafit në ambientet e resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. […]