Gjyqtari Albano Çepele dhe përfaqësuesi i tij në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA largon gjyqtarin Albano Çepele nga sistemi i drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 21 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Albano Çepele. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, […]

Gjyqtarja Irena Brahimi pas seancës në KPA. Foto:Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA riçel hetimin për gjyqtaren e Apelit, Irena Brahimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten parashtrimet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit të Përgjithshëm, Irena Brahimi, konfirmimi i të cilës në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2020 është ankimuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Në seancë, Ballhysa tha se Komisioneri kërkonte rihetim të çështjes duke e […]

Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta
Lajme Veting

Mimoza Tasi merr detyrën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

E zgjedhura nga Kuvendi si anëtare zëvendësuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Mimoza Tasi ka filluar detyrën të martën më 1 shkurt, pas vakancës së krijuar si pasojë e shkarkimit të Luan Dacit për shkak të dënimit penal për falsifikim. Në faqen zyrtare të KPA-së, në rubrikën “gjyqarët” është fshirë emri i ish-gjyqtarit […]