Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duke folur gjatë një seance të komisionit parlamentar per Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut | Foto: LSA
Artikull kryesor ! Lajme

Kolegji vendos largimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 21 maj vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vlerësoi ta përfundojë procesin ndaj Ballës pa një vendim përfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshojë atë dhe vendosi sanksionin […]

Ndihmësi ligjor, Ervin Aliu gjatë seancës së dytë dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësi ligjor, Ervin Aliu jep shpjegime për adresat e banimit

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu u përball të martën më 21 maj gjatë një seance të dytë dëgjimore, me gjetjet e reja të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, të konstatuara pas riçeljes së hetimit administrativ. Relatorja e çështjes, Alma Faskaj vërejti në fillim të seancës se rihaja e hetimit ishte […]

Ndihmës ligjor, Klement Kajana | Foto: BIRN
KPK Lajme

Pas vlerësimit pozitiv, KPK konfirmon në detyrë ndihmësin ligjor Klement Kajana

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Klement Kajana u përball të premten më 17 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pak kohë pas një seance të shkurtër gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, u konfirmua në detyrë. Procesi i vetingut për Kajanën u […]

Kaliona Nushi, pas vendimit të KPK. Foto| BIRN
KPK Lajme Veting

Kaliona Nushi, ndihmëse në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga KPK

Kaliona Nushi, me detyrë ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, u konfirmua në detyrë të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas një seance dëgjimore që zgjati vetëm 15 minuta. Trupa e KPK, e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatorë Roland Ilia dhe anëtare Genta Tafa Bungo, e njoftoi vendimin e konfirmimit po të enjten […]