Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 16 janar lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe […]
Month: April 2026
Gjykata pezullon nga detyra prokurorin Kledian Llaho, për dyshimet për korrupsion
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 16 janar caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive. Sipas SPAK, më datë 6 janar, emri […]
Ish-Kryebashkiakja Rajmonda Balilaj deklarohet fajtore për paracaktimin e tenderave, por i pezullohet dënimi
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 15 janar të deklarojë fajtore ish-kryetaren e Bashkisë Patos, Rajonda Balilaj për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim me tre vartës të saj, të cilët edhe këta u deklaruan fajtorë […]
Gjyqtari Arben Dosti jep shpjegime për çështjet e denoncuara nga publiku
Ankimet e ushtruara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA nga ana e Komisionerëve Publikë, prej së martës më 14 janar do të ndiqen nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në fillim të seancës publike për çështjen e gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj deklaroi se ishte vendosur […]
Prokurorja Eriselda Bala paraqet në KPA parashtrimet kundër shkarkimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 13 janar me parashtrimet e prokurores së Tiranës, Eriselda Bala, lidhur me pretendimet e ngritura në ankimin e saj kundër vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin e saj nga detyra për probleme në kriterin e pasurisë. KPK e shkarkoi prokuroren […]





