Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 16 janar lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Karanxhës kundër vendimit të KPK.
Komisioni e shkarkoi Karanxhwm nga detyra më 7 korrik 2021 për probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.
Ervin Karanxha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës ku e ushtroi funksionin prej gati dy dekadash.




