Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pas betimit në presidencë. Nga e majta: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Besnik Muçi, Vitore Tusha, Fiona Papajorgji. Foto nga faqja në Facebook e presidentit.
Lajme

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska paraqet dorëheqjen

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka paraqitur dorëheqje nga funksioni që ajo ushtron prej pesë vitesh. Informacioni për dorëheqjen e Toskës u bë me dije nga vetë Gjykata Kushtetuese, por nuk u bë publike arsyeja. Gjyqtarja Toska ishte e paarritshme për t’u pyetur lidhur me arsyet e dorëheqjes së saj.

Elsa Toska u zgjodh si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese në nëntor të vitit 2019 me 105 vota të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Prej vitit 2007 e deri në momentin e emërimit, ajo ka shërbyer si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, kur për periudhën 2010-2018 ka qenë këshilltare e kryetarit të kësaj gjykate. Në vitet 2006-2007 ka punuar si avokate, ndërsa për periudhën 2000-2006 si ndihmës komisionere pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Toska ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare.

Elsa Toska ju nënshtrua procesit të vetingut në të tre kriteret e rivlerësimit në cilësinë e këshilltares ligjore. Ajo u konfirmua në detyrë më 25 mars të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *