Gjyqtari i Kavajës Lual Lusha u ndorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e hetimit dhe u thirr prej Komisionit në seancë dëgjimore.
Author: Vladimir Karaj
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa
Prokurori i akuzuar për korrupsion, Sali Hasa u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për problemet e shumta me pasurinë.
Gjyqtarja Adelajda Gjuzi jep shpjegime për pasurinë
Gjyqtarja e Beratit, Adelajda Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prindërit e bashkëshortit si dhe për dy garazhe të blera nga vjehrri, për të cilat u ngritën dyshime se mund të jenë prona të fshehura.
Agron Gjana jep dorëheqjen pasi njihet me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokurorin e Durrësit, Agron Gjana pas dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.
Prokurori i arrestuar i Sarandës, Sali Hasa gjendet me probleme të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti balanca negative në vlera të mëdha si dhe ngriti dyshime për dhurimin e një sipërfaqe toke në Porto Palermo në emër të fëmijëve të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, aktualisht i arrestuar për korrupsion pasiv.
Gjyqtari Ahmet Metaliaj u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndëpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin e Tiranës, Ahmet Metaliaj për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra pasi u njoh me rezultatet e hetimit administrativ që kishte nisur para një viti e gjysmë.