Në projekt-buxhetin afatmesëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor parashikohet edhe punësimi i 27 ekspertëve për kryerjen e vetingut pas qershorit të vitit 2022, kohë kur skadon mandati 5-vjeçar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Author: Vladimir Karaj
Vendimi i KPK: Prokurorja Alketa Zifla cenoi besimin te sistemi i drejtësisë
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, prokurorja Alketa Zifla përfitoi një kredi të butë nga Bashkia e Fierit përmes veprimeve fiktive dhe pushoi më pas një kallëzim ndaj zyrtarëve të kësaj bashkie në kushtet e ‘konfliktit të interesit’.
Veliera e gjyqtarit Kreshnik Omari ekspozoi ‘pasuri të fshehura’ në emër të prindërve
Në vendimin e arsyetuar të shkarkimit të Kreshnik Omarit, Komisioni evidenton mungesa financiare në vlera të mëdha për justifikimin e pasurive të tij dhe të prindërve –për të cilat u ngritën dyshime se janë pasuri të fshehura të vetë subjektit.
Kolegji: Konfirmimi në KPK i Artan Madanit, i pabazuar në ligj dhe prova
Në vendimin e arsyetuar për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se analiza financiare dhe konkluzionet e KPK-së për të ardhurat dhe dhuratat nga familjarët janë të pabazuara.
Pezullimi i shkarkimit të Luan Dacit ngre shqetësime për ‘anshmëri’
Gjyqtari hetues i KPA, Ardian Hajdari vendosi të pezullojë procesin disiplinor ndaj kolegut të tij, Luan Daci në kushtet kur gjendet vetë nën hetimin e SPAK për një akuzë të ngjashme –vendim i cili kritohet për konflikt dhe kompromentim të paanshmërisë.
Mosnjohja me raportin e DSIK shtyn seancën për Petrit Çanon
Komisioneri Florian Ballhysa tha se nuk ishte njohur ende me raportin e ndryshuar të DSIK për drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, ndërsa ky i fundit pretendoi se po sulmohej për shkak të detyrës.