Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti asnjë problem në karrierën e prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti, por e shkarkoi atë për mungesë burimesh në pasurinë e krijuar nga i ati.
Author: BIRN
Rihetimi për prokurorin Kol Hysenaj nuk solli ndryshime
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton se nga riçelja e hetimit për prokurorin e Tiranës, Kol Hysenaj, janë konstatuar sërish probleme për kriterin e pasurisë, ndërkohë që ndaj tij janë depozituar edhe 5 denoncime të reja nga publiku.
Gabimi material: KPK riçel hetimin për gjyqtarin Ramazan Avdiu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesë burimesh të ligjshme për një seri huash të dhëna me interes nga gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu –por rihapi hetimin pas kërkesës për të korrigjuar një gabim në analizën financiare.
“Ku do më çoni tani”: Tasim Puci shkarkohet nga detyra
Prokurori i Beratit, Tasim Puçi reagoi me tone emocionale ndaj vendimit të shkarkimit nga detyra, që u shpall të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
KPK shtyn seancën dëgjimore për gjyqtaren Dhurata Balla
Gjyqtarja e Tiranës, Dhurata Balla nuk u paraqit në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi kishte dorëzuar më parë raport mjekwsor se vuante nga gjendrat tiroide. Përfaqësuesi i saj ligjor kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, kërkesë që u pranua nga Komisioni.
Shtyhet seanca në KPA për prokurorin Artan Madani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA pranoi si prova disa dokumente të tjera të dorëzuara nga prokurori i Kavajës, Artan Madani dhe i la detyrë Komisionerit Publik që të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me këto dokumente.