Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është mbyllur hetimi administrativ paraprak. Procesi i vetingut për prokurorin Shehaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore […]
Author: Edmond Hoxhaj
Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë
Resorti “Marina Bay” është i ndërtuar rreth një pishine ekzotike buzë detit Jon në gjirin e Vlorës dhe njihet për luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu shërbime më pak të dukshme – mes së cilave edhe një sallë konferencash që reklamohet për takime prestigjoze dhe mbledhje të ‘shoqërisë së lartë’. Në fund […]
Julian Kristo u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut 2-vjeçar ndaj tij
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 28 dhjetor 2021 të ndëpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për prokurorin e Korçës, Julian Kristo pas dorëheqjes së tij nga detyra, si dhe i ka ndaluar rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Vetingu për prokurorin Kristo ka filluar në dhjetor të vitit […]
Në vetingun e Arbena Ahmetit u konsiderua vendimi për konfirmimin e bashkëshortit
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative Tiranë, Arbena Ahmeti u konfirmua në detyrë më 1 nëntor 2021, duke arritur të bindë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK për barrën e provës për pasurinë, ashtu si dhe bashkëshorti i saj, prokurori Arens Çela – i cili e kaloi vetingun me formë të prerë, megjithëse me shumicë votash. Po […]
Pamundësia për të provuar burimet e një banese 3 kate penalizoi Ariola Kriston
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson se gjyqtarja e Korçës, Ariola Kristo dështoi të provonte ligjshmërinë e gjithë burimeve të deklaruara se kishin shërbyer për ndërtimin e një banese me tre kate + bodrum, si dhe për mobilimin dhe investimet e tjera në këtë objekt.
KPK: Jak Ndoka është përpjekur të krijojë burime të ligjshme për blerje pasurie
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vlerëson të rreme pretendimet e gjyqtarit të Lezhës Jak Ndoka se, me të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti të vjetër bleu dy apartamente dhe një dyqan me sipërfaqe totale tre herë më të madhe.






