Kolegji i Posaçëm i Apelimit e vlerësoi të gabuar konkluzionin e Komisionit se, ish-inspektori i KLD-së Piro Samara nuk mund të rivlerësohej pasi nuk gëzonte statusin e magjistratit, ndërsa çmoi se ai ishte subjekt i rivlerësimit ex officio.
Author: BIRN
KPA nuk gjeti prova për ndikim politik në vendimin e KPK për gjyqtaren Eneida Civici
Kolegji i Posaçëm i Apelimit identifikon një sërë parregullsish procedurale gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtaren e Tiranës, Eneida Civici, por i vlerëson ato pa ndikim në vendimmarrjen për ndërprerjen e vetingut dhe vendosjen e ndalimit për 15 vite nga institucionet e drejtësisë.
KPA: Gjyqtari Haxhialushi duhej të kishte kërkuar pezullimin për të mos humbur statusin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se gjyqtari Astrit Haxhialushi duhej të kishte kërkuar pezullim për arsye shëndetësore, në mënyrë që të mos humbte statusin e magjistratit dhe të penalizohej me ndalim për 15 vjet.
KPA rrëzoi pretendimet e Elona Kanës për “boshllëk ligjor”
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka rrëzuar të gjitha shkaqet e ankimit të ish-këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë, Elona Kana, e cila pretendoi se Komisioni nuk mund të merrte vendim në rastin e saj.
Mungesa e burimeve dhe pasaktësitë penalizuan gjyqtaren Mariana Shegani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi se gjyqtarja e Tiranës, Mariana Shegani nuk ka patur burime financiare për pagesën e dy apartamenteve dhe një autoveture. Pasaktësitë në deklarimet e burimeve të krijimit të pasurive, të pretenduara të paqëllimta nga gjyqtarja Shegani, e kanë rënduar pozitën e saj gjatë vlerësimit tërësor.
‘Veting për babanë’: Bledar Maksuti përballet me seancë të pazakontë në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh të ligjshme në të ardhurat, shpenzimet dhe pasuritë e babait të ndjerë të prokurorit Bledar Maksuti –duke evidentuar situatën e pazakontë në këtë proces.