Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Hysni Demiraj, pasi u konstatua në konflikt interesi.
Author: BIRN
KPA largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Petrit Çenon
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar ankimin e Çenos kundër vendimit të KPK për shkarkimin e tij. Ndërkohë Çeno është në pritje të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me akuzën për korrupsion të ngritur ndaj tij dhe dy gjyqtarëve të tjerë të Gjykatës së Apelit […]
KPA nuk merr dot vendim për dorëheqjen e Regleta Panajotit
Kolegji shtyu për herë të dytë seancën dhe ftoi gjyqtaren Regleta Panajoti të dëgjohet për pasojat që rrjedhin nga statusi i magjistratit. Gjithashtu ju kërkua informacion KLGj-së rreth njoftimit të vendimit për ndërprerjen e statusit të magjistratit.
KPK konfirmon dhe dërgon për inspektim Alkelina Gazideden
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtaren Alkelina Gazidede, ndërsa dërgoi për inspektim dy vendime të saj dhe dy vendime të Gjykatës së Lartë.
Manjola Kajana konfirmohet nga Kolegji dhe shkon drejt SPAK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të premten konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana, pasi nuk u gjet në konflikt interesi për aplikimin e bashkëshortit si i pastrehë.
KPA lë në fuqi shkarkimin e këshilltares ligjore Ana Golloshi
Këshilltarja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit u shkarkua në shkurt të vitit 2019 pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë me burime të ligjshme.