Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri u përball me probleme të reja të burimeve të pasurisë, ndërkohë që avokatja e saj e konsideroi trupën gjykuese të njëanshme dhe pretendoi se nuk ishin marrë parasysh provat e paraqitura nga subjekti.
Author: Edmond Hoxhaj
Prokurori Besnik Muçi përballet me një raport të ri të DSIK në Kolegj
Komisioneri Publik, Dariel Sina kërkoi shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Besnik Muçi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërkohë që Muçi e quajti atë të pabazuar dhe dorëzoi prova të reja. Pjesë e debatit u bë edhe një raport “sekret” i DSIK-së, për shqyrtimin e të cilit nuk është marrë ende vendim.
Konflikti i interesit vulosi shkarkimin e prokurorit Arben Pasho nga KPK
Marrja 14 mijë eurove hua nga një biznesmen ndaj të cilit, ai vetë dhe prokuroria që drejtonte, kishin pushuar hetimet për akuzat “pastrimit të parave”, “ndërtimit të paligjshëm” dhe “shpërdorimit të tokës”, penalizoi prokurorin e Gjirokastrës Arben Pasho. KPK arsyetoi se ai kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Bujar Hoti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit të Apelit Durrës, Bujar Hoti
Të ardhurat e bashkëshortes dentiste penalizuan gjyqtarin Gurali Brahimllari
Në vendimin e zbardhur për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, KPK shprehet se ai nuk arriti ta bindte Komisionin se të ardhurat e bashkëshortes kishin burim të ligjshëm.
KPA lë në fuqi me shumicë votash konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Gentian Medja
I apeluar për probleme me profesionalizmin gjyqtari Gentjan Medja u konfirmua përfundimisht në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. KPA miratoi edhe një metodologji orientuese për rivlerësimin profesional.