Prokuori Hysen Keta duke dalë nga KPA | Foto : V. Karaj
Analiza Veting

‘Pamundësi objektive’: Debati në Kolegj për konfirmimin e Hysen Ketës

Vendimi i arsyetuar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për rivlerësimin kalimtar të drejtuesit të Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta dominohet nga debate mes trupës gjykuese lidhur me burimet dhe analizën financiare, ndërsa një përgjigje e organeve tatimore si dhe pranimi i pretendimeve të subjektit nga shumica sollën përmbysjen e vendimit KPK-së dhe konfirmimin e […]

Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Analiza KPA Veting

Dhurata Haveri dështoi të përmbyste në KPA balancën negative për pasuritë

Ish-gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri arriti të bindë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për një pjesë të burimeve financiare që kishin shërbyer për krijimin e dy pasurive, por nuk arriti të përmbysë gjithë balancën negative, ç’ka solli largimin e saj përfundimtar nga sistemi i drejtësisë. Në vendimin e arsyetuar të KPA-së […]

Ish-gjyqtarja Brunilda Malo | Foto: LSA
Analiza KPA Veting

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Brunilda Malo (Orhani) për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka gjetur gjatë shqyrtimit të ankimit të ish-gjyqtares së Apelit Korçë, Brunilda Malo(Orhani) se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK nuk e ka kryer kontrollin për pasurinë në përputhje me legjislacionin për vetingun e magjistratëve, me qëllim verifikimin e mundësisë së subjektit dhe të personave të lidhur për të […]

Prokurori Florian Bonjaku në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Veting

KPK me dy qëndrime për prokurorin Florian Bonjaku

Prokurori i Krujës, Florian Bonjaku u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 2 qershor 2022, me shumicë votash. Relatori i çështjes Olsi Komici dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari arsyetuan se pasaktësitë në deklarimin e pasurive nuk mund të sjellin penalizimin e subjektit. Po ashtu, u gjetën të pamjaftueshme për të sjellë pasoja […]

Trupa e KPK-së në çështjen e Elveta Murrës.
Analiza KPK Veting

KPK e gjeti Elveta Murrën me pamundësi financiare në vlera të mëdha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 23 maj 2022 të shkarkojë nga detyra prokuroren e Elbasanit, Elveta Stafa Murra, pasi konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë, se kishte mungesë burimesh për krijimin e tyre si dhe kishte kryer deklarime kontradiktore e të rreme, duke cenuar sipas KPK-së figurën e prokurores dhe […]

Prokurori Emror Kasaj pas seancës dëgjimore në KPK.
Analiza KPK Veting

Arsyet e shkarkimit të Emror Kasajt: Fshehje pasurie dhe deklarime kontradiktore

Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj u shkarkua nga detyra më 9 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi se ai kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, se kishte kryer veprime fiktive e deklarime të rreme, fshehje, si dhe ka rezultuar me balancë negative në vlerën totale 12.4 milionë lekë, […]