Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, korrigjoi veten në vendimin për rikthimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari, duke e konsideruar këtë të vetmen alternativë pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Një gjyqtare në pakicë u shpreh se nuk ka përcaktime kushtetuese apo ligjore që të lejojnin rishikimin e […]
Analiza
KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Guximtar Boçi për problemet e pasurisë
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra më 10 maj të vitit 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe kishte cenuar besimin e publikut në transaksionet e disa pronave. Audio-regjistrimi i publikuar në emisionin “Stop” në vitin 2016, sipas […]
Dy qëndrimet e KPA për vetingun e ish-inspektores së KLD, Sofia Zhilla
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin lidhur me përfundimin e procesit të rivlerësimit ndaj ish-inspektores së ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sofia Zhilla. Shumica e trupit gjykues të KPA e përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Sokol Çomo e Albana Shtylla, vlerësoi ta përmbyllë procesin pa një […]
Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Ardian Braho
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA përmbysi metodologjinë e ndjekur nga Komisioni për kryerjen e analizave financiare për pasuritë e prokurorit të Tiranës, Ardian Braho duke rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të bilancit negativ, si dhe dyshimet e ngritura për fshehje të një vlere monetare. Megjithatë, pamundësitë e vogla të konstatuara, së bashku me konkluzionin […]
Kolegji gjeti shkelje të procesit të rregullt për Sali Hasën, por la në fuqi shkarkimin e tij
Vetingu i ish-prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, i shkarkuar ndërsa ndodhej në qeli me akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë, shfaqi probleme në aspektin procedural në shkallën e parë të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të magjistratëve. Megjithëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e konfirmoi shkarkimin e tij për probleme në kriterin pasuror dhe […]
KPA shfaqi dy qëndrime në vlerësimin e prokurorit Ndriçim Troplini
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e prokurorit të Durrësit, Ndriçim Troplini. Shumica e trupit gjykues e përbërë nga kryesuesja Rezarta Schuetz dhe anëtaret Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Ina Rama vlerësuan se duhej lënë në fuqi shkarkimi i Troplinit për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërsa mangësitë e konstatuara në […]






