Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Konfirmimi i gjyqtarit Artur Malaj konsiderohet “i pajustifikueshëm” nga ONM

Vëzhguesit ndërkombëtarë besojnë se gjyqtari Malaj është pronari “de facto” i një vile 3-katëshe në Vlorë dhe kontribues i aseteve në emër të familjarëve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kritikohet gjithashtu se nuk mori parasysh informacionet e DSIK për “kontakte të papërshtatshme” dhe dokumente të denoncuesve.

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

KPK shkarkoi prokurorin Bujar Hoti, për “veprime të paligjshme e fshehje pasurie”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi 19 shkelje të prokurorit të Apelit në Durrës Bujar Hoti, sa i përket kriterit të pasurisë, përfshi përfitimin e 4 mijë metrave tokë arë si bujk, në një kohë kur ishte prokuror. Hoti u shkarkua për veprime të përsëritura fiktive në transaksionet me apartamentet dhe pamjaftueshmëri deklarimi e burimesh […]

Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Kontratat fiktive për kredi, “kurthi” që solli shkarkimin e Ervin Metallës

KPK e cilësoi gjykatësin e Apelit të Tiranës Ervin Metalla të papërshtatshëm për detyrën, ndërsa vlerësoi se një seri kontratash fiktive dhe përfitimi i një kredie të butë të pamerituar, binin ndesh me figurën dhe etikën e gjyqtarit, bazuar edhe në shtjellimet që i ishin bërë rreth këtij subjekti nga Gjykata Europiane për të Drejtat […]

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Si e ‘fshehu’ gjyqtari Artur Malaj vilën 3-katëshe nga vetingu

Dokumente dhe dëshmi të siguruara nga BIRN tregojnë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  anashkaloi prova të shumta që e lidhin gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj me një vilë 3 katëshe në qytetin e Vlorës-si dhe akuzat për korrupsion dhe transaksionet e familjarëve me të ashtuquajturën “mafia” e pronave në bregdet.