Gjyqtarja Semirramis Hoxholli, pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPA Lajme

Vendimarrja e KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Semiramis Hoxholli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 20 nëntor prishjen e vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Semiramis Hoxholli dhe pushimin e çështjes së vetingut ndaj saj. Vendimarrja e KPA-së sjell rikthimin në detyrë të gjyqtares […]

Ish-gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Evjeni Sinojmeri dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë një seance të zhvilluar online në KLGJ për procedim disiplinor.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të enjten më 14 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha […]

Ndihmësja Ligjore Laureta Ahmeti | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

Ndihmësja ligjore, Laureta Ahmeti konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Laureta Ahmeti u konfirmua në detyrë të hënën më 4 nëntor, pasi gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në të njëjtën ditë, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Procesi për vetingun e […]