Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Durim Hasa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 5 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Beratit, Durim Hasa. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Hasës ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që e largoi atë nga detyra.

Durim Hasa e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punoi fillimisht si gjyqtar në Gjykatën e Skraparit. Prej vitit 2008 e deri në shkarkimin e tij nga detyra, Hasa e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Hasa u shkarkua nga Komisioni më 14 qershor 2021, pasi u gjet me probleme për pasurinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *