Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e rrëzoi si të pabazuar pretendimin e Komisioneres Publike, Irena Nino se prokurori i Vlorës, Erjon Shqarri duhej pezulluar dhe detyruar të ndiqte trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, për problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij. Erjon Shqarri u konfirmua në detyrë nga Komisioni më […]
KPA
KPA rikthen në detyrë prokurorin Genci Qana
Prokurori i Tiranës, Genci Qana u kthye në detyrë të martën me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, që ndryshoi vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit, KPK për shkarkimin e tij. Prokurori i Tiranës, Genci Qana u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 31 mars 2021, pas një seance dëgjimore […]
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Suela Salavaçi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 30 shtator me parashtrimet në çështjen e prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi, kur gjatë seancës gjyqësore që zgjati për rreth pesë orë e gjysmë, subjekti kundërshtoi konstatimet dhe kërkimin e Komisioneres Publike Irena Nino për shkarkimin e saj, si dhe dha shpjegime për dhjetëra […]
Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares Zegjine Sollaku
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ajo nuk arriti të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurisë familjare, për shkak të një bilanci negativ në vlerë totale rreth 5.2 milionë lekë. Për figurën subjekti mori vlerësim pozitiv dhe […]
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Erjon Shqarri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 26 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Komisionerja Publike, Irena Nino iu qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar pezullimin për një vit të prokurorit Shqarri dhe trajnimin e tij në Shkollën e Magjistraturës, lidhur me problemet […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Saimir Hysa
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 25 shtator vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Prokurori Hysa u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 10 gusht të vitit të kaluar. Dy çështje të verifikuara prej tij u dërguan për vlerësim […]





