Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykatës Administrative të Apelit para seancës në KPK. Foto: LSA
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

KPK ngre dyshime për kontrata fiktive dhe minuse të mëdha në pasurinë e Lindita Sinanajt

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancës dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj e vuri theksin në problemet e pasurisë dhe një bilanc negativ prej rreth 10.7 milion lekësh. Sinanaj i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se provat e saj i përmbysnin ato.