Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, Irma Balli deklaroi se ishte paragjykuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe e cilësoi vendimin për shkarkimin e saj të paqartë dhe jo profesional. Ajo pretendoi se e kalon testin e besueshmërisë për pasurinë.
Lajme
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Anton Martini
Kolegji i Posaçëm i Apelimit konkludoi se kandidati për SPAK, prokurori Anton Martini kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për burimin e këstit të parë për një apartament në Tiranë dhe se nuk kishte pasur burime të ligjshme për kryerjen e këtij investimi. Gjithashtu, u konkludua se Martini ka cënuar besimin e publikut me veprimet e […]
Huamarrja nga prindërit vendos në vështirësi gjyqtaren Luveda Dardha
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarja e Shkodrës Luveda Dardha nuk ka provuar burimin e krijimit të një huaje të dhënë nga prindërit për shlyerjen e një pjese të çmimit të një apartamenti, ndërkohë që ajo deklaroi se është në pamundësi objektive të vërtetojë me dokumentacion ligjor të ardhurat e përfituara nga aktiviteti ambulant […]
Gjyqtari Besmir Stroka kalon me sukses shkallën e parë të vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Shkodrës, Besmir Stroka.
Gjyqtari Tomorr Kullolli shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Tomorr Kullolli pasi u evidentuan mungesa financiare në vlera të mëdha për kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve në vite.
Gjyqtari i Shkodrës, Besmir Stroka drejt konfirmimit në detyrë
Gjatë seancës dëgjimore në kuadër të procesit të vetingut për gjyqtarin e Shkodrës, Besmir Stroka nuk u gjetën probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.