Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Shkodrës, Besmir Stroka.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Besmir Stroka.
Gjatë seancës dëgjimore të marten, u relatuan raporte pozitive për të tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtarin Stroka.
Besmir Stroka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër, ku vazhdon të punojë aktualisht.
Procesi i vetingut për gjyqtarin Stroka u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn.