Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 shkurt të pranojë kërkesën e drejtuesit të SPAK, për përmbylljen e procesit të vetingut për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka pa një vendim përfundimtar, pas shkarkimit të saj prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ si pasojë e një vendimi penal të formës së prerë për korrupsion. […]
Lajme
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi të enjten më 26 shkurt shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë në ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra për probleme në kriterin e pasurisë. Palaj deklaroi se ankimi nuk përmbush standartin minimal dhe theksoi […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Shpëtime Pitaku
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 17 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Albana Shtylla dhe anëtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e inspektores së KLD-së, Brunilda Çarçiu
Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të enjten më 12 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të inspektores së ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Brunilda Çarçiu. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtarja Natasha Mulaj, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Albana […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Seladin Pysqyli
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të gjyqtarit të Korçës, Seladin Pysqyli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhomë […]
Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për Vjollca Spahiun
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 11 shkurt me konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Vjollca Spahiu. Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, i cilësoi bindëse shumicën e pretendimeve të subjektit dhe duke ju referuar parimit të objektivitetit e proporcionalitetit […]






