Trupa gjyqësore e KPA në çështjen e Anila Gurit, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Shpëtime Pitaku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 17 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Durrësit, Shpëtime Pitaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Albana Shtylla dhe anëtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Pitakut kundër vendimit të Komisionit për shkarkimin e saj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 26 korrik të vitit 2024 të largojë nga detyra gjyqtaren Pitaku për probleme në kriterin e pasurisë. Megjithëse subjekti pretendoi se kishte përmbysur barrat e provës dhe kërkoi riçeljen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin, Komisioni e rrëzoi kërkesën.

Shpëtime Pitaku e ka nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Durrësit. Në vitin 2015, Pitaku u kallëzua në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që ngriti dyshime për fshehje pasurie, por hetimi u mbyll pa rezultat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *