Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Periand Teta u konfirmua në detyrë të martën më 1 tetor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një sesance dëgjimore gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Vendimi u mor në mënyrë […]
Lajme
ONM rekomandon ankimin në Kolegj për prokurorin Afrim Shehu
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM u rekomandoi të hënën më 30 shtator Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Afrim Shehu. Sipas ONM, vendimi i Komisionit është i paqartë dhe duhet kontrolluar në Kolegj. Prokurori Afrim Shehu u konfirmua […]
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Suela Salavaçi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 30 shtator me parashtrimet në çështjen e prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi, kur gjatë seancës gjyqësore që zgjati për rreth pesë orë e gjysmë, subjekti kundërshtoi konstatimet dhe kërkimin e Komisioneres Publike Irena Nino për shkarkimin e saj, si dhe dha shpjegime për dhjetëra […]
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Erjon Shqarri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 26 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri. Komisionerja Publike, Irena Nino iu qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar pezullimin për një vit të prokurorit Shqarri dhe trajnimin e tij në Shkollën e Magjistraturës, lidhur me problemet […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Saimir Hysa
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 25 shtator vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit të Tiranës, Saimir Hysa. Prokurori Hysa u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 10 gusht të vitit të kaluar. Dy çështje të verifikuara prej tij u dërguan për vlerësim […]
Kolegji njihet me konkluzionet në çështjen e prokurorit Saimir Hysa
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 23 shtator me konkluzionet përfundimtare në çështjen për prokurorin e Tiranës, Saimir Hysa. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa theksoi se Hysa nuk arriti të kundërshtojë shkaqet e ankimit të ngritura në kriterin profesional, as pas dorëzimit të provave të reja dhe shpjegimeve të dhëna gjatë […]





