Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 shtator vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela. Vendimi u mor pas përfundimit me sukses të trajnimit njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Prokurorja Çela u pezullua nga detyra më 17 tetor 2023, pasi u konstatuan mangësi në kriterin profesional, por […]
Lajme
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska paraqet dorëheqjen
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka paraqitur dorëheqje nga funksioni që ajo ushtron prej pesë vitesh. Informacioni për dorëheqjen e Toskës u bë me dije nga vetë Gjykata Kushtetuese, por nuk u bë publike arsyeja. Gjyqtarja Toska ishte e paarritshme për t’u pyetur lidhur me arsyet e dorëheqjes së saj. Elsa Toska u zgjodh […]
KPA shkarkon nga detyra prokuroren Zena Lila
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Zena Lila, pasi i gjeti të pabazuar në ligj e në prova arsyetimin dhe konkluzionin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me pasurinë e këtij subjekt rivlerësimi. Lila nuk ishte e pranishme […]
Prokurori Sabri Kastrati shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 19 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian. Prokurori Kastrati nuk ishte i pranishëm në seancën […]
Problemet me kredinë e butë, Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e gjyqtarit Juljan Haxhiu
Komisionerja Publike Irena Nino ankimoi të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmin në detyrë të gjyqtarit Juljan Haxhiu dhe kërkon shkarkimin e tij për shkak të problemeve të pasurisë dhe përfitimit të një kredie të butë përmes veprimeve në dukje fiktive. Haxhiu u konfirmua me shumicë nga Komisioni i Pavarur i […]
Prokurori Sabri Kastrati jep shpjegime për barrat e provës në të tre kriteret
Prokurori Sabri Kastrati i Prokurorisë së Lezhës u përball të martën më 17 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës dhe gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit. Ai pretendoi se kishte paraqitur shpjegime dhe prova që kundërshtonin bilancet negative të konstatuara për pasurinë, […]






