Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën qëndrimet e palëve në ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Saimir Hysa. Kolegji po ashtu pranoi prova të reja nga Hysa dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësorë ndërsa i ftoi palët të përgatisnin qëndrimet përfundimtare. […]
Lajme
Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore me këshilltaren ligjore të Gjykatës së Lartë Nertila Ndregjoni. Gjatë një seancë të shkurtër dëgjimore Ndregjonit iu kërkuan shpjegime për një balanc negativ në vitin 2015 dhe disa dokumente ligjore të përpiluara prej saj. Trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe […]
KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurores Zena Lila
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 12 shtator me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurores së Elbasanit, Zena Lila dhe pasi deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor u tërhoq për të marrë vendim që do ta shpalli më 19 shtator, në orën 14:00. Komisionerja Publike, Irena Nino u shpreh […]
KPK riçel hetimin për ndihmësin ligjor, Ervin Xhihani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të enjten të shtyjë seancën dëgjimore për ndihmësin ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani. Kyesuesja e trupës së KPK, Brunilda Bekteshi u shpreh në fillim të seancës se, në Komision kishin mbërritur dy denoncime të reja ndaj subjektit të rivlerësimit, bazuar në të […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elina Kombi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Tiranës, Elina Kombi. Vendimi u mor në mënyrë unanime të mërkurën më 11 shtator nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi […]
SPAK merr të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën, ku i është njoftuar akuza e korrupsionit pasiv, marrja si i pandehur dhe mbyllja e hetimeve ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Paraqitja e Berishës në SPAK u bë në praninë e dhjetra mbështetësve që protestuan para dyerve të […]






