Gjyqtari i pezulluar, Guximtar Boçi pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA Veting

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Guximtar Boçi për problemet e pasurisë

Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi u shkarkua nga detyra më 10 maj të vitit 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe fshehje të pasurisë, si dhe kishte cenuar besimin e publikut në transaksionet e disa pronave. Audio-regjistrimi i publikuar në emisionin “Stop” në vitin 2016, sipas […]

Prokurori Erjon Shehaj ne KPA
KPA Lajme Veting

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Erjon Shehaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 19 mars me parashtrimet në çështjen e drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, konfirmimi të cilit u ankimua për probleme në kriterin profesional. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani parashtroi shkaqet e ankimit duke konstatuar mangësi profesionale, që sipas tij e bëjnë subjektin e […]

Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
Analiza KPA Veting

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Ardian Braho

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA përmbysi metodologjinë e ndjekur nga Komisioni për kryerjen e analizave financiare për pasuritë e prokurorit të Tiranës, Ardian Braho duke rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të bilancit negativ, si dhe dyshimet e ngritura për fshehje të një vlere monetare. Megjithatë, pamundësitë e vogla të konstatuara, së bashku me konkluzionin […]

Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
KPA Lajme Veting

KPA konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Violeta Shkurta

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi të hënën më 17 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Violeta Shkurta. Vendimi u mor më 13 mars me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtare Albana Shtyllën, Ina Ramën e Natasha Mulajn, […]

Prokurorja Elfrida Bregova dhe përfaqësuesja e saj ligjore pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurores Elfrida Bregova

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Elfrida Bregova. Prokurorja Bregova u konfirmua në detyrë më 8 prill 2022 pasi e bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive, si dhe […]