Prokurori Platin Aliçka pas vendimit të KPK. Foto| BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurori Platin Aliçka konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 3 prill vendimin për konfirmimin ne detyrë të prokurorit të Tiranës,  Platin Aliçka. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Roland Ilian. Gjatë seancës dëgjimore më 2 prill nuk u evidentuan […]

Prokurori Dritan Gripshi pas vendimit për shkarkimin nga detyra. Foto| BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurori Dritan Gripshi shkarkohet nga KPK

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi reagoi duke akuzuar KPK-në se nuk kishte marrë parasysh provat, menjëherë pasi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njoftoi vendimin për shkarkimin e tij. “Pra ato barrat e provës s’paskan asnjë vlerë”, tha Gripshi, duke ngritur zërin ndërsa tre anëtarët e KPK po tërhiqeshin nga salla e shpalljes së […]

Prokurori Milan Laskaj pas seancës dëgjkimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon prokurorin Milan Laskaj

Prokurori Milan Laskaj i Prokurorisë së Tiranës u shkarkua të mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u përball me barrë prove për bilancet negative në kriterin e pasurisë dhe dyshimet për fshehjen e një automjeti. Gjatë seancës dëgjimore Laskaj i kundërshtoi këto gjetje të Komisionit.  Vendimi për prokurorin Milan Laskaj u mor nga […]

Prokurori Arian Muçaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Arian Muçaj përballet me vetingun

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Arian Muçaj u përball të martën më 26 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizimit. Muçaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Muçaj po kryhet […]

Prokurori Artur Ismajlukaj pas seancës në KPA. Foto:BIRN
KPA Lajme Veting

Komisioneri Publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e prokurorit Artur Ismajlukaj

Komisionerja Publike Irena Nino lexoi të hënën qëndrimet përfundimtare në çështjen ndaj prokurorit Artur Ismajlukaj dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të vendoste shkarkimin e tij, për cënim të besimit të publikut te drejtësia. Në krahun tjetër avokati Rezart Kthupi që lexoi mbrojtjen e prokurorit, tha se kërkesa nuk ishte e bazuar. […]

Gjyqtari Hektor Sinanaj në KPK | Foto: LSA
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Hektor Sinanaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 13 mars vendimin për shkarkimin nga detyra te gjyqtarit të Vlores, Hektor Sinanaj. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon. Gjatë seances dëgjimore më 11 mars, Sinanaj dha shpjegime të përmbledhura për […]