Prokurori Dritan Gripshi pas vendimit për shkarkimin nga detyra. Foto| BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurori Dritan Gripshi shkarkohet nga KPK

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi reagoi duke akuzuar KPK-në se nuk kishte marrë parasysh provat, menjëherë pasi trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njoftoi vendimin për shkarkimin e tij. “Pra ato barrat e provës s’paskan asnjë vlerë”, tha Gripshi, duke ngritur zërin ndërsa tre anëtarët e KPK po tërhiqeshin nga salla e shpalljes së vendimit.

Trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian, njoftoi shkarkimin e Gripshit të mërkurën, ndërsa më herët gjatë një seance dëgjimore që zgjati për rreth katër orë i kërkoi shpjegime lidhur me mungesën e burimeve dhe dyshimeve për veprime fiktive me qëllim justifikimin e burimeve të shpenzimeve të mëvonshme, si dhe për gjetjet në kriterin profesional për moskryerje dhe zvarritje hetimesh. Gripshi i ka kundërshtuar gjetjet e KPK-së.

Dritan Gripshi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokuror në Elbasan dhe Durrës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Beratit në vitin 2008. Gripshi u shkarkua nga detyra në vitin 2010 me dekret të Presidentit të kohës me motivacionin e “sjelljeve që diskreditojnë figurën e prokurorit”, por ai fitoi më pas një proces gjyqësor kundër vendimit të shkarkimit dhe u rikthye në detyrë në vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *