Prokurori Milan Laskaj pas seancës dëgjkimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon prokurorin Milan Laskaj

Prokurori Milan Laskaj i Prokurorisë së Tiranës u shkarkua të mërkurën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u përball me barrë prove për bilancet negative në kriterin e pasurisë dhe dyshimet për fshehjen e një automjeti.

Gjatë seancës dëgjimore Laskaj i kundërshtoi këto gjetje të Komisionit.  Vendimi për prokurorin Milan Laskaj u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pine. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Milan Laskaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar më pas në Prokuroritë e Elbasanit dhe Lezhës, përpara se të transferohej në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *