Gjyqtarja Irena Hoxha pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Irena Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 23 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Irena Hoxha. Vendimi u mor në mënyr ëunanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit të rivlerësimit kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Gjyqtarja e Tiranës, Irena Hoxha u shkarkua nga detyra më 8 tetor 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figures dhe nuk u gjetën probleme penalizuese në aspektin profesional.

Irena Hoxha e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare në Gjykatën e Dibrës. Prej vitit 2011 dhe deri në momentin e shkarkimit, ajo e ushtroi funksionin pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *