Foto arkive e KPA | BIRN/Nensi Bogdani
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Kaçe Agolli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurnë më 3 korrik, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Kaçe Agolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomon, Mimoza Tasin dhe Rezarta Schuetz, pas gjykimit në dhomë këshillimi të ankimit të Agollit ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni e shkarkoi gjyqtaren Kaçe Agolli më 10 shtator 2021 për probleme në kriterin e pasurisë dhe një vendim të debatueshëm në favor të biznesmenit Francesco Bechetti.

Kaçe Agolli e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *