Skeda e pasurisë së deklaruar –Sokol Ibi –kryetar i Gjykatës Administrative Korçë
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Sokol Ibi –kryetar i Gjykatës Administrative Korçë

Kryetari i Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi do të përballet të hënën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.Pas pushimeve të gushtit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e rinis të hënën procesin e vetingut me seancën dëgjimore të kryetarit të Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi. Trupa gjykuese që po kryen hetimin administrativ për gjyqtarin Ibi përbëhet nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Xhensila Pine.

Sokol Ibi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe pas një viti stazh në Gjykatën e Tiranës, është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2013, Ibi u dekretua gjyqtar i Gjykatës Administrative të Korçës, ndërsa dy vite më vonë u promovua në detyrë si kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Sokol Ibi nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga Sokol Ibi, kryetar i Gjykatës Administrative të Korçës për vitet 2006-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Sokol Ibi zotëronte pasuri familjare me vlerë 800 mijë lekë në vitin 2006 –kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI –ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me 8 herë dhe kap vlerën e 6.9 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, gjyqtari Ibi deklaron se zotëron 5.4 milionë lekë likujditete bankare, automjet me vlerë 900 mijë lekë, kursime në cash prej 450 mijë lekësh si dhe pasuri të patundshme të deklaruara në vlerën e 100 mijë lekëve.

Lidhur me pasuritë e patundshme, subjekti deklaron pronësinë mbi një sipërfaqe trualli prej 324 m2 dhe shtëpi banimi mbi këtë truall prej 127 m2, ndërkohë që nuk është e qartë nëse vlera prej 100 mijë lekësh i përket blerjes së truallit apo ndërtimit të shtëpisë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 15.2 milionë lekë. Rreth 70% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit, ndërsa paga e familjarëve zë 15% të totalit. Gjyqtari Ibi deklaron gjithashtu se i ka siguruar 6% të të ardhurave nga mësimdhënia dhe rreth 7% kategorizohen nga burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit rezultoi pa probleme për kryetarin e Gjykatës Administrative të Korçës.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *