Trupa e KPK për çështjen ndaj prokurores Esmeralda Ndoci. Foto:Vladimir Karaj/BIRN.
KPK Veting

KPK dëgjon pretendimet e ish-prokurores Esmeralda Ndoci

Pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar nga sistemi i drejtësisë në mars të këtij viti, prokurorja e Shkodrës Esmeralda Ndoci ngriti të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit një sërë pretendimesh për procesin e saj të rivlerësimit. Relatorja e çështjes Brunilda Bekteshi, pjesë e trupës së kryesuar nga Pamela Qirko me anëtare […]