Gjyqtarja Rexhina Merlika pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Rexhina Merlika

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 10 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Tiranës, Rexhina Merlika. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, pas shqyrtimit […]

Gjyqtarja Ardiana Bera dhe përfaqësuesja e saj ligjore, Romina Zano pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me pretendimet në çështjen e gjyqtares Ardiana Bera

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 9 prill me parashtrimet në çështjen e vetingut të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera, konfirmimi në detyrë i së cilës u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë për gjetje në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmin. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u përfaqësua në seancën […]

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren Mirela Mishgjoni

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 3 prill vendimarrjen për ndryshimin e vendimit të Komisionit për gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe e shkarkoi nga detyra këtë subjekt rivlerësimi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më […]

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seancës së konkluzioneve në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme

Dumani kërkon në KPA shkarkimin e gjyqtares Mirela Mishgjoni

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 14 mars me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni, konfirmimi në detyrë i së cilës u ankimua për provleme në kriterin e pasurisë. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se u qëndronte shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve, duke kërkuar ndryshimin […]

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtares Mirela Mishgjoni

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 13 mars me parashtrimet në çështjen e juridiksionit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren e Vlorës, Mirela Mishgjoni. Pas dorëzimit të akteve nga subjekti, Kolegji vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor dhe i administroi ato si prova. Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumicë votash nga […]