Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të hënën më 28 prill lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Fida Osmani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga
Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Osmanit ndaj vendimarrjes së KPK. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Gjyqtarja Fida Osmani u shkarkua nga detyra më 27 prill 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.
Fida Osmani e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punoi prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.




