Gjyqtarja Anita Mici pas seancës dëgjimore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Veting

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Gjyqtarja e Apelit Durrës, Anita Mici u përball të martën më 31 janar 2023 me shkaqet e ngritura nga Komisioneri kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin e saj. Përgjatë një seance publike pesë orëshe bashkë me ndërprerjet, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh me pretendimet ku bazohet Komisioneri […]

Gjyqtarja Elona Toro pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Veting

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Elona Toro

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 janar 2023 me konkluzionet përfundimtare në çështjen që ka të bëjë me ankimin e kryer ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit Tiranë, Elona Toro. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të […]

Prokurorja Enkeleda Osmani dhe avokati i saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
KPA Veting

Kolegji hap hetimin gjyqësor për prokuroren Enkeleda Osmani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën palët në çështjen që i takon ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo). Komisioneri Florian Ballhysa bëri me dije se i qëndronte ankimit të bërë në tërësinë e tij dhe këmbënguli që prokurorja nuk kishte provuar burimin e ligjshëm të të […]

Anëtarët e KPA, Mimoza Tasi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Analiza KPA Veting

KPA rrëzon ankimin e Gjovalin Përnocës dhe lë në fuqi shkarkimin e tij

Ish-gjyqtari i ish-Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gjovalin Përnoca u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, më 13 shtator 2019, pasi u konkludua se kishte pamundësi financiare për blerjen e një vile në Tiranë, një shtëpie pushimi në Golem dhe për krijimin e një depozite 3.2 milionë lekë. Sipas trupit gjykues, […]