Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën m 30 korrik vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati. Bezati u konfirmua në detyrë më 1 mars 2021, pasi u rrëzuan dy raporte negative të institucioneve ndihmëse ndaj saj për pasurinë dhe figurën. […]
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
KPA shkarkon gjyqtarin Besnik Hoxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 25 korrik të ndryshojë si të pabazuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha dhe e largoi këtë të fundit nga sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar […]
Gjyqtari Laurent Fuçia dërgohet për riedukim në Magjistraturë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 25 korrik vendimin lidhur me ankimin e kryer nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë prej KPK-së më 8 mars 2023, pasi […]
KPA njihet me kërkimet përfundimtare në çështjen e gjyqtares Iliba Bezati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 25 korrik me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtares së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Iliba Bezati. Komisioneri Publik Florian Ballhysa, në përfundim të procesit në KPKA, vlerësoi se Bezati nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe ashpërsoi kërkimin e tij […]
KPA njihet me konkluzionet në çështjen e gjyqtarit Besnik Hoxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 22 korrik me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha, kur Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi për probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Gjyqtari Besnik Hoxha i kundërshtoi nëpërmjet avokates së tij, Romina Zano […]
Debati në Kolegj për analizën financiare të gjyqtares Iliba Bezati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 19 korrik me kundërshtimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj analizës financiare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Apelit, Iliba Bezati, e cila paraqiti edhe ajo qëndrimin e saj. Seancën e kaluar, Kolegji i la si detyrë Komisionerit që të përcaktonte […]




