Gjyqtari Lazer Sallaku, pas vendimit të KPK. Foto:Edmond Hoxhaj, BIRN
Analiza KPA

Gjyqtari Lazër Sallaku dështoi të bindë KPA-në për burimet e ligjshme të pasurisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuara thuajse të gjitha shkaqet e ngritura nga gjyqtari i Tiranës, Lazër Sallaku ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi atë nga detyra më 26 maj 2023 për mungesë të burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive. Në vendimin […]

Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
Analiza KPA

Sipas KPA, prokurori Urim Buci kreu deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Prokurori i Dibrës, Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisionerja Publike, Irena Nino ngriti shkaqe ankimi për pasurinë dhe për gjendjen e dyshuar […]

Trupa gjyqësore e KPA gjatë një seance. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Analiza KPA

KPA u nda në rrëzimin e vendimit për gjyqtarin në pension, Petraq Çurri

Gjyqtari i Durrësit, Petraq Çurri u shkarkua nga detyra më 12 maj 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ai kishte kryer deklarim të paplotë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij gjatë hetimit administrativ. Qëndrimi jo bashkëpunues dhe dorëzimi të dhënave […]

Gjyqtarja Sonjela Voskopi pas vendimit të KPK. Foto| BIRN
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik ankimon dy vendime të KPK

Komisionerët Publik njoftuan të mërkurën se kishin ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi dhe të ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Ankimi për Voskopin, i bërë nga komisioneri Florjan ballhysa i kërkon Kolegjit që të rishqyrtojë […]

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami gjatë një seance të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut | Foto: LSA
Analiza Artikull kryesor !

Kuvendi dështon të plotësojë vakancat në institucionet e pavarura

Në muajin qershor gjatë raportimit në Kuvend për punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, kryetares Naureda Llagami iu vu në dukje fakti nga deputetë të Komisionit të Ligjeve se ajo po qëndronte në detyrë jashtë afateve kushtetuese. “Prania e zonjës Llagami këtu ngre një shqetësim që lidhet me faktin se duke vlerësuar se KLGJ dhe […]

Seacë dëgjimore në KPA - foto arkive | BIRN/Nensi Bogdani
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sami Ujakshi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 30 korrik lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kukësit Sami Ujkashi. Vendimi është marrë në mënyrë unanime të hënën, nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza […]