Ndihmësja ligjore Aneta Strakosha në KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

Ndihmësja ligjore Aneta Strakosha konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Aneta Strakosha u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur pak kohë pas seancës dëgjimore kur ajo dha shpjegime për dy bilance negative, ajo u njoh me vendimin e konfirmimit në detyrë. Procesi i vetingut për Strakoshën u krye nga trupa […]

Prokurori Petrit Vukaj në KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Vukaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 qershor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Fierit, Petrit Vukaj. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Gjatë seancës dëgjimore më 10 qershor, Vukaj dha shpjegime […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Petrit Vukaj – Prokuroria e Fierit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Petrit Vukaj – Prokuroria e Fierit

Prokurori Petrit Vukaj i Prokurorisë së Fierit po përballet të hënën më 10 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Petrit Vukaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror pranë Prokurorisë […]

Gjyqtari Julian Haxhiu pas vendimit të KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon me shumicë votash gjyqtarin Julian Haxhiu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten se me shumicë votash ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Julian Haxhiu. Haxhiu, u përball gjatë seancës dëgjimore më 5 qershor me pyetje mbi bilancet negative dhe konstatimin për kryerjen e disa transaksioneve në dukje fiktive, me qëllimin mundësimin e përfitimit të një kredie […]

Gjyqtari Julian Haxhiu pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Julian Haxhiu jep shpjegime për problemet në kriterin e pasurisë

Gjyqtari Julian Haxhiu i Gjykatës së Tiranës u përball të mëkurën më 5 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për bilancet negative dhe konstatimin për kryerjen e disa transaksioneve në dukje fiktive, me qëllimin mundësimin e përfitimit të një kredie me kushte lehtësuese. Ai […]

Prokurorja Rita Gjati (majtas)  dhe avokatja Evrikli Kolovani duke dalë nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Kukësit, Rita Gjati. Megjithëse disa prej konkluzioneve të Komisionit nuk janë konstatuar të pabazuara, Kolegji konkludoi se Gjati rezulton të ketë kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurës. Ndërkohë, problemet […]