Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 7 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Apelit të Korçës, Olsi Xhavella. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama […]
Tag: Mimoza Tasi
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Ylli Bashaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se me shumicë votash kishte vendosur të lërë në fuqi vendimin që konfirmon në detyrë prokurorin Ylli Bashaj, duke rrëzuar ankimin e Komisionerit Publik. KPA bëri me dije se shumica e gjeti vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të drejtë dhe vendosi që ai të lihej […]
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Mariana Shegani (Dedi)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 30 janar të rikthejë në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Mariana Shegani(Dedi), e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 23 shkurt 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Shegani mori vlerësim pozitiv për figurën dhe profesionalizmin në shkallën e parë të vetingut. Vendimi […]
KPA shkarkon prokuroren Mariola Mërtiri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të hënën vendimin për shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri duke vënë në dukje probleme në të tre kriteret, që sipas trupës gjykuese çonin në përfundimin se ajo nuk ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Trupa e kryesuar nga Ina Rama, me anëtar Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Albana Shtylla […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Arjana Gumbardhi (Caco)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 24 janar vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Arjana Gumbardhi (Caco). Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe […]
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj prokurores Mariola Mërtiri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të martën konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj prokurores së Tiranës Mariola Mërtiri, gjatë të cilave Komisionerja Publike Irena Nino dhe subjekti u qëndruan parashtrimeve. Komisionerja kërkoi shkarkimin e Mërtirit duke paraqitur një sërë argumentesh në të tre kriteret e rivlerësimit, përfshi lidhjen e prokurores dhe bashkëshortit të saj me […]