Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Korçë Olsi Xhavella, pas seancës dëgjimore. Foto:BIRN
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Olsi Xhavella

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 7 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Apelit të Korçës, Olsi Xhavella. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhumë këshillimi të ankimit të Xhavellës kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij.

Ish-gjyqtari Olsi Xhavella u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 18 mars 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe në nivel kualifikues për profesionalizmin.

Olsi Xhavella e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në gjykatën e Korçës. Në vitin 2014, ai u dekretua nga Presidenti i Republikës si gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Korçë, funksion që e ushtroi deri në shkarkimin nga detyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *